Një 114 vjeçar nga Etiopia është shëruar nga coronavirusi

Aba Talahun ishte shtruar në Spitalin Yeka në Addis Ababa në Etiopi dhe pas testimeve kishte rezultuar pozitiv me COVID-19, por nuk kishte shfaqur asnjë simptomë, raporton BBC.

Fillimisht pas disa ditëve kur u shtrua në spital gjatë monitorimit nga mjekët, 114 vjeçarit dukej se po i përkeqësohej gjendja.

Mirëpo me kalimin e kohës, atij i është përmirësuar gjendja dhe mjekët kanë njoftuar se fatmirësisht ai tashmë është rikuperuar plotësisht.

Pacienti nga Etiopia mund të jetë personi më i vjetër në botë i shëruar nga COVID-19.