NISMA Socialdemokrate në Prizren: Skandali që po ndodhë në Drejtorinë e Arsimit

Nisma Socialdemokrate, dega në Prizren ka publikuar në llogarinë e tyre në rrjetin social në Facebook, disa dokumente përmes së cilave pretendon për parregullsi në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Prizren.

Sipas NISMA-s së Prizrenit, DKA-ja në Prizren ka emëruar burrë e grua në pozita që bien ndesh me ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit.

“Në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Prizren skandalet nuk kanë ndërmend të ndalen. Siç̧ shihet në dokumentet e publikuara, në pjesën më të madhe të komisioneve të konkurseve për mësimdhënës në DKA-në e Prizrenit, kryetar i komisioneve është emëruar drejtori i shkollës së Krajkut, “Mit’hat Frashëri”, Hemë Çoçaj, ndërsa bashkëshortja e tij, Shqipe Shatri është emëruar kryetare e Komisionit të Ankesave dhe Parashtresave në të njëjtat konkurse, e cila është sekretare e shkollës, “Zenun Çoçaj” në Gjonaj”, thuhet në postimin e NISMA-s së Prizrenit.

Sipas NISMA-s Ligji 06/L-011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik i cili precizon saktë se nuk mund të emërohen në funksione publike dy anëtarë të së njëjtës familje, në organe që kanë objekt shqyrtimi lëndë̈ të njëri-tjetrit.

Postimit në Facebook NISMA ia ka bashkëngjitur edhe dy dokumente.

Postimi i plotë dhe dokumentet e publikuara nga Nisma Socialdemokrate në Facebook

Skandal në DKA/Burri kryetar i komisionit në konkurse, bashkëshortja kryetare e komisionit të ankesave

Në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Prizren skandalet nuk kanë ndërmend të ndalen. Siç shihet në dokumentet e publikuara, në pjesën më të madhe të komisioneve të konkurseve për mësimdhënës në DKA-në e Prizrenit, kryetar i komisioneve është emëruar drejtori i shkollës së Krajkut “Mit’hat Frashëri”, Hemë Çoçaj, ndërsa bashkëshortja e tij Shqipe Shatri është emëruar kryetare e komisionit të ankesave dhe parashtresave në të njëjtat konkurse, e cila është sekretare e shkollës “Zenun Çoçaj” në Gjonaj.

Ligji 06/L-011 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik i cili precizon saktë se nuk mund të emërohen në funksione publike dy anëtarë të së njëjtës familje, në organe që kanë objekt shqyrtimi lëndë të njëri-tjetrit.

Nuk është parë ndonjëherë deri më sot që bashkëshorti të emërohet kryetar i komisionit në konkurse, ndërsa bashkëshortja e tij të emërohet për të njëjtat konkurse kryetare e komisionit të ankesave. Këto emërime janë në shkelje të plotë ligjore 06\L-011 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.

Ftohen organet e drejtësisë që të hetojnë për të zbardhur këto raste. Partnerët Çoçaj dhe Shatri janë të dëgjuarit e partisë në pushtet dhe për shkak të besushmërisë që kanë, drejtoresha Xhemile Thaçi Vezgishi, ia kanë lënë në duar të gjitha konkurset e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren.

Drejtori i shkollës së Krajkut Hemë Çoçaj dhe bashkëshortja e tij Shqipe Shatri-Çoçaj, e cila është sekretare në Gjonaj, prej muajsh në shkelje të plotë punojnë në DKA me orar të plotë, duke mos u marrë për asnjë moment me detyrat dhe përgjegjësitë që e takojnë në funksionet ku janë zgjedhur.

Çifti Çoçaj dhe Shatri janë pazarxhinjtë kryesorë të punësimeve në DKA.