Nisin provat për realizimin e shfaqjes kushtuar Muharrem Qenës

Trupa e Teatri Kombëtar të Kosovës ka nisur provat për realizmin e premierës së radhës, “La RRRem”.

Shfaqja i  dedikohet ish- regjisorit, aktorit e kantautorit Muharrem Qena. Teksti i shfaqjes është shkruar nga Arian Krasniqi, ndërsa regjinë e shfaqjes do ta bëjë Kushtrim Koliqi.

Naser Shatrolli, ushtrues i detyrës së drejtorit të TKK-së, ka thënë për KALLXO.com se, drama është dedikim për Muharrem Qenën, siç ka thënë ai, projektuesin e frymës moderne në teatër e në muzikë.

“Ernest Malazogu, do ta luajë rolin e Muharrem Qenës. Premiera e shfaqjes është para-planifikuar për pjesën e parë të muajit prill”, ka thënë Shatrolli.