Pamje nga shfaqja ‘Huq-huq’. Foto: Kreshnike Osmani.

‘Huq-huq’, shfaqja që riktheu buzëqeshjet në Teatrin e Mitrovicës

Teatri i Qytetit të Mitrovicës “Muahrrem Qena” ka shfaqur të martën mbrëma premierën e komedisë “’Huq-huq” me regji të Kreshnike Osmanit. E ndërtuar mbi tekstin “Toc-Toc” të Laurent Baffie, kjo shfaqje shpërfaq gjendjen komplekse – emocionale të disa njerëzve të cilët falë përkushtimit të tyre arrijnë të gjejnë zgjidhjen ideale për problemet e tyre.

Koncepti regjisorial, skenat e dialogët interesante të aktorëve krijuar të jo pak të qeshura tek publiku, duke krijuar një ambient të veçantë në Teatrin “Muharrem Qena”.

Gjithkush mund ta ketë një huq, dikush më shumë e dikush më pak, andaj askund më mirë se në teatër nuk trajtohen ide të tilla, të cilat edhe mund të shpërthejnë publikun në të qeshura të mëdha, thanë pas shfaqjes regjisorët tanë. Sipas tyre, komedia mbetet një prej zhanreve më të pëlqyera nga publiku.

Regjisori Kastriot Saqipi tha për KALLXO.com se shfaqja ishte një lloj terapie për publikun, duke i ofruar diçka që nuk gjendet lehtë – argëtimin.

“Pra, Kreshnikja (Osmani) me mendjemprehtësi bën përzgjedhjen e tekstit, mandej si duket e kryen gjysmën e punës me përzgjedhjen e aktorëve që ne i njohim shumë mirë në shtetin tonë. Andaj koleges sime i uroj suksese e publikut i mbetet ta shohin sa ma shumë se ka shumë për t`u argëtuar e qeshur, por mos të harrojnë se edhe ata që kanë huqe mund të shërohen”- tha Saqipi.

Ndërsa regjisori Kushtrim Mehmeti është shprehur se ajo që e veçon këtë shfaqje është tema e trajtuar. Sipas tij, çdo kush mund ta ketë një huq e dikush më shumë, e rrugët të ndryshme për të dal nga aty.

“Askush më mirë se në këtë shfaqje nuk trajtohet një ide e tillë. Shfaqja ishte minimaliste për nga skena e skenografia, për nga kostumet dhe gjithçka tjetër, në skenë  mund t’i shohin vetëm, disa karrige e disa kubëza të vegjël, por aktorët ishin të mrekullueshëm dhe interpretuar për mrekulli rolë të tyre, të cilat ishin mjaft komplekse”- ka thënë Mehmeti për KALLXO.com.

Ndërsa, regjisorja e shfaqjes, Kreshnike Osmani tha se është ndje mirë me pritjen e publikut, por edhe me lojën e aktorëve.

“Gjithçka shkoi mirë, reagimet e publikut ishin të mira treguan se shfaqja e arriti qëllimin e saj pavarësisht vështirësive që kanë përcjellë realizimin e shfaqjes, duke përfshirë edhe skenografinë të cilën nuk arritën ta kompletojmë siç desha unë”- tha Osmani.

Ajo tha se një reprizë e kësaj shfaqje do të jepet më 9 mars në teatrin Kamertal AAB.

Pamje nga shfaqja ‘Huq-huq’. Foto: Kreshnike Osmani.
Pamje nga shfaqja ‘Huq-huq’. Foto: Kreshnike Osmani.