Posteri i shfaqjes ‘La Rrém’. Foto: TKK

Jepet sot premiera e shfaqjes ‘La Rrém’

Shfaqja “La Rrém”, që i kushtohet Muharrem Qenës, jepet sot premierë në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Shfaqja jepet në ora 19:30 në Skenën e madhe të këtij teatri.

Teksti i kësaj shfaqjeje është shkruar nga Arian Krasniqi, kurse regjia është bërë nga Kushtrim Koliqi.

Në shfaqje luajnë: Ernest Malazogu (në rolin e Muharrem Qenës), Ylber Bardhi, Shengyl Ismaili, Arta Selimi, Flaka Latifi, Bujar Ahmeti dhe Tristan Halilaj.

Reprizat e kësaj shfaqjeje do të jepen më 11, 12 dhe 14 maj 2021.