Posteri i shfaqjes ‘La Rrém’. Foto: TKK

Më 10 maj jepet premiera e shfaqjes për Muharrem Qenën

Premiera e shfaqjes, “La Rrém”, produksion i Teatrit Kombëtar të Kosovës (TKK) do të shfaqet më 10 maj 2021.

Shfaqja do të jepet duke filluar nga ora 19:30 në skenën e madhe të TKK-së.

“La Rrém” është shfaqje requiem për artistin shumëdimensional, Muharrem Qena.

“’La Rrém’ është artisti antikonformist, jokonvencional, bohemi e dashnori i veçantë. “La Rrém” është dashuria dhe pasioni për artin, për të bukurën. Është kënga, që buron nga shpirti, nga vuajtja e nga gëzimi. ‘La Rrémi’ ynë është universal. Ai i flet kohës edhe botës sonë. Kudo dhe kurdo. ‘La Rrém’ është njeriu revoltues, kryengritës dhe mosnënshtrues”, thuhet ndër të tjerash njoftimin e TKK-së në llogarinë e tyre në rrjetin social në Facebook për shfaqjen.

Premiera e kësaj shfaqjeje ishte planifikuar të jepen muajin e kaluar por, pas ashpërsimit të masave qeveritare për parandalimin e pandemisë së COVID-19,  shfaqja ishe dhënë pa publik.

Posteri i shfaqjes ‘La Rrém’. Foto: TKK