Nis mbledhja e qeverive Kosovë - Shqipëri - LIVE

Kosova dhe Shqipëria, për të shtatën herë me radhë kanë nisur mbledhjen e përbashkët ndërmjet të dy qeverive.

Mbledhja po mbahet në qytetin e Elbasanit në Shqipëri.

Në nisje të mbledhjes, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se do të kishte dashur që kabinetin qeveritar të Kosovës ta prisnin me diell.

“Do kishim dashur t’ju prisnin me diell, por shpresoj që gjithë ky shi dhe gjithë këto pika që kemi mbi kokë të jenë ogur i mirë. Është gjithmonë kënaqësi që të jemi bashkë”, theksoi Rama.

Dhjetëra marrëveshje pritet të nënshkruajnë Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë në mbledhjen që do të mbahet të premten në Elbasan.