Ngjarjet e Ditës
Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme në vendin tonë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bën homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz. (Ora 10.00)
Kuvendi i Kosovës mban seancën solemne me rastin e shënimit të 20-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. ( Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
Oda Ekonomike e Kosovës prezanton rezultatet e studimit “Klima e biznesit në Kosovë” dhe rekomandimet për institucionet relevante. (OEK, kati I, ora 11.00)
FSK organizon ceremoninë për manifestimin e “Epopesë së UÇK-së”, ku do të marrin pjesë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj. (Kazerma e FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 11:00)
Organizata studentore “Paqja studentore e Universitetit të Prishtinës (PS-UP)” organizon protestë kundër politizimit të arsimit në Kosovë. (Para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ora 11.00)
Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan feston 5-vjetorin e themelimit me moton “Pesë ditë aktivitet – pesë vite universitet”. (Holli i Universitetit “Kadri Zeka” kati i parë, ora 11.00)
Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës organizon akademinë letrare-artistike Ora e lirisë që do të jetë veprimtari tradicionale në kuadër të Epopesë së UÇK-së. (Sheshi 21, ora 12.00)
Unioni i Studentëve të Kosovës dhe përfaqësuesit e studentëve të universiteteve publike dhe kolegjeve private mbajnë konferencë ku do të shpaloset qëndrimi rreth përjashtimit të AKA nga EQAR. (Zyrat e Parlamentit Studentor të UP-së, ora 12.00)
Bëhet zbulimi i mozaikut të Komandantit Legjendar Adem Jashari i punuar me 200.000 gëzhoja fishekësh. (Prekaz, ora 14.00)
Me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, mbahet seanca solemne e Kuvendit të Rahovecit kushtuar Epopesë së UÇK-së. (KK i Rahovecit, ora 14.00)
Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)
Kryeministri Ramush Haradinaj nënshkruan Memorandumin ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë Gjermane për themelimin e Parkut Inovativ dhe Trajnues Gjermano-Kosovar, në Komunën e Prizrenit. Pas nënshkrimit do të ketë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16.00)
Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë dhe mbanë fjalë rasti në prezantimin publik të Projektit për themelimin e Parkut Inovativ dhe Trajnues Gjermano-Kosovar. (Sheshi 21, Prishtinë, ora 17.00)
Artisti zviceran Thomas Hirschhorn shpalos idenë rreth ekspozitës së tij Pixel-Collage si dhe punën e tij në përgjithësi. (Galeria Kombëtare, ora 17:00)