Ngjarjet e Ditës

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 09:00)

Gjykata Themelore e Gjakovës, shpallë aktgjykimin ndaj Fatmir Limajt. (Ora 09:30)

Ministria e Drejtësisë organizon konferencën “Rishikimi funksional i sektorit të sundimit të ligjit”. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 9:30)

Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

Ministria e Shëndetësisë lanson Doracakun e Monitorimit dhe Vlerësimit të Strategjisë Sektoriale të Shëndetësisë 2017-2021. (Hoteli “International Prishtina”, ora 10:00)

Presidenti Thaçi merr pjesë në konferencën “Rishikimi funksional i sektorit të sundimit të ligjit”, e cila organizohet nga Ministria e Drejtësisë. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës mban konferencën javore. (Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, salla S 3, ora 11:00)

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri mban ligjëratë në Kolegjin AAB. (Qendra Mediale, Kolegji AAB, ora 11:00)

OVL e UÇK-s ë në Kaçanik shënon 19-vjetorin e Betejës së Kotlinës. (Shkolla e fshatit në Kotlinë, ora 12:00)

Banka Qendrore e Kosovës organizon aktivitetin “Të mësojmë si të fitojmë dhe kursejmë më shumë”. (Objekti i BQK-së, ora 14:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 14:00)