Ilustrim

Nga pikat kufitare shoqërohen në polici të dyshuarit për ryshfet

Një person është shoqëruar në stacionin policor nga Pika Kufitare në Vërmicë, për dhënie ryshfeti.

Sipas njoftimit, i dyshuari, shtetas i Malit të Zi, është arrestuar pasi që i njëjti në hyrje të pikës kufitare me kamion, gjatë kontrollimit të dokumenteve, u ka ofruar zyrtarëve policor mito.

Në konsultim me prokurorit, i dyshuari pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa kartëmonedha, dokumenti i udhëtimit, dhe libreza e kamionit janë konfiskuar për veprime të mëtutjeshme.

Një I dyshuar tjetër është shoqëruar në stacionin policor nga Pika Kufitare në Morinë, pasi që i njëjti, shtetas i Shqipërisë, në hyrje të Pikës Kufitare me veturë, gjatë kontrollimit të dokumenteve, për shkak të mosplotësimit të kushteve për kalim kufiri, zyrtarëve policor u ka ofruar mito.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa kartëmonedha vetura, dhe libreza e veturës i janë konfiskuar për veprime të mëtutjeshme.