Nga cilat komuna janë 9 rastet e reja pozitive me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njxerrë rezultatet e reja me COVID-19 të ditës së sotme, ku kanë rezultuar 9 raste të reja pozitive, ndërsa janë shëruar 17 persona.

Sipas Institutit, rastet e reja vijnë nga 4 komuna.

4 raste janë nga komuna e Prizrenit, 3 raste nga komuna e Malishevës, në fshatin Lladrovc.

Një rast është në fshatin Sallagrazhdë e Suharekës dhe një rast tjetër është në Rahovec.

IKSHPK ka njoftuar se sot ka testuar 225 mostra në total.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej dyqind e katërdhjetë e nëntë (249) raste.

Nga data 08 shkurt deri më 29 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 7.180 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej shtatëqind e nëntëdhjetë e nëntë (799) raste, ndërsa gjithsej njëzet (22) raste kanë ndërruar jetë dhe të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.