FOTO: Atdhe Mulla

‘Newborn’ merr pamje të re

Në prag të 12 vjetorit të pavarsisë së vendit, obelisku “Newborn” ka marrë ngjyra dhe dizajnë të reja.

Për këtë ka njoftuar edhe ideatori i “Newborn”, Fisnik Ismaili.

Ky ndryshim i është dedikuar të gjitha viktimave të abuzimit seksual.

“Kushtuar të gjitha viktimave të abuzimit seksual gjatë konflikteve anembanë botës”, ka shkruar ai në Facebook.

Të hënën, më 17 shkurt, Kosova feston ditëlindjen e 12 të shtetësisë.