Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Nesër publikohen rezultat e zgjedhjeve për Kuvendet Komunale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të mërkurën do t’i shpall rezultatet e për 5 mijë kandidatë që garuan për 1 mijë e 200 ulëse për Kuvendet Komunale.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka konfirmuar se ka përfunduar numërimi i 300 vendvotimeve në 38 komuna të Kosovës.

‘’Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve ka përfunduar numërimi i rreth 300 vendvotimeve për 38 komuna’’, është shprehur Elezi.

Shpallja e këtyre rezultateve do të bëhet në mbledhjen e KQZ-së që pritet të mbahet të mërkurën.

Të gjithë kandidatët kanë mundësi të parashtrojnë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

“Pas shpalljes së këtyre rezultateve, palët në këtë rast subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre, fillimisht në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe në rast se janë të pakënaqur me vendimin e këtij institucioni të njëjtat mund t’i drejtohen edhe Gjykatës Supreme. Si çdo herë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të veprojë në përputhje me vendimet e këtyre institucioneve t’i zbatojë ato dhe pastaj të procedojë për certifikimin e këtyre rezultateve”, ka shtuar Elezi.

KQZ ditë më parë ka shpallur e më pas edhe certifikuar rezultatet përfundimtare për kryetarë komune.

Sot shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 17 tetorit