Nesër nis rregullimi i rrugëve në lagjen ‘Bregu i Diellit’

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se kanë filluar realizimin e punimeve të parapara në kontratën “Rikonstruimi i rrugëve e parkingjeve në lagjen Bregu i Diellit”, prandaj rruga “Armend Daci”, do të mbyllet për qarkullim deri në përfundimin e punimeve.

Sipas njoftimit të gjithë banorët e rrugës “Armend Daci” të lagjes Bregu i Diellit, se nesër prej orës 06.00 të mëngjesit do të fillojnë punimet në këtë rrugë.

“Lusim banorët që t’i largojnë veturat nga hapësira e rrugës, në mënyrë që punimet të realizohen pa pengesë”, thuhet në njoftim, shkruan RTK.