Nesër mot me mjegull

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe nesër pritet të kemi mot të ngjashëm si në ditët paraprake.

Sipas IHK, prezenca e pak orëve me diell gjatë ditës së sotme do bëjë që nesër në mëngjes dhe mbrëmje të kemi mjegull të rrezatimit tokësor.

“Situatë e ngjashme meteorologjike do të vijoj të mbajë edhe gjatë ditës së diele. Kjo si pasojë e masave anticiklonike të stacionuara mbi kontinentin Evropian, konkretisht mbi gadishullin e Ballkanit, të cilat do ta mbajnë këtë gjendje stabile. Prezenca e pak orëve me diell gjatë ditës do të krijoj kushte që mëngjesi i së dielës dhe mbrëmje të kenë mjegull të radiacionit apo rrezatimit tokësor,” thuhet në njoftim.

Tutje sipas IHK-së, temperatura minimale do të zbresë deri në zero gradë celcius, ndërsa maksimalet parashihen mes 9-11 gradë celcius, si dhe erëra në drejtim të verilindjes.