Moti gjatë vikendit, pasditet me reshje shiu e shkarkimeve rrufesh

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit do të ketë mot të ndryshueshëm, me vranësira e intervale kohore me diell.

Sipas IHK-së, të shtunën parashihet të mbajë mot  i vranët dhe me intervale me diell.  Vranësirat gjatë ditës, kryesisht gjatë pjesës së dytë parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Ndërsa, edhe dita e diel parashihet të jetë kryesisht e ngjashme, me diell dhe vranësira të cilat parashihen të sjellin reshje shiu dhe rrufe.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë celsius.

Gjatë vikendit do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-9m/s.