Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Parashikimi i motit për fundjavë në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë fundjavës do të mbajë mot me diell, vende – vende me vranësira e riga shiu.

IHMK thekson se ditën e shtunë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat më të fokusuara do të jenë rreth relievit malor. Temperaturat, sipas IHK-së do të shënojnë rritje të larta në të dy vlerat ekstreme.

Ndërsa, të dielën, sipas Instituti, do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me ditën e shtunë, por në veriperëndim të vendit priten riga të izoluara të shiut. Temperaturat mbeten pothuaj të ngjashme me të ditës së shtune.