FemArt

Nesër fillon 'FemArt'

Për herë të tetë, Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis organizon FemArt – Festivalin Ndërkombëtar për Artiste dhe Aktiviste, në Prishtinë.

Festivali fillon nesër dhe do të zgjas deri me 20 tetor.

Festivali feminist i cili është i pari i kësaj natyre në Kosovë, këtë vit do të organizohet nën moton “Solidaritet dhe Qëndrueshmëri”.

“Moto e festivalit synon solidaritetin si parim të mbështetjes së ndërsjellë në mes grave dhe vajzave, artisteve dhe aktivisteve që punojnë për barazinë gjinore dhe të drejtat e grave dhe qëndrueshmëri si aftësi për t’i bërë ballë fatkeqësive, traumave dhe sfidave duke u ngritë në këmbë sa herë rrëzohemi e duke e ngritë zërin sa herë që mundohen të na heshtin”, thuhet në njoftimin e Artpolis-it.

Në këtë edicion do të marrin pjesë 160 artistë, aktivistë, të rinjë  dhe 20 vullnetarë.

Festivali ka për qëllim forcimin e rolit të gruas në Kosovë dhe rajon, dhe të drejtave njerëzore.

Aktivitetet që e karakterizojnë këtë edicion janë: dy ekspozita, dy koncerte,  publikimi i një raporti, konferencë ndërkombëtare, tri panele diskutimi, publikimi i broshurës, gjashtë shfaqje/performanca teatrale, dy dans teatër, tri punëtori, dhjetë filma deh gjashtë podcast.

FemArt 2020 organizohet nga Artpolis.