Nëna raporton rrëmbimin e djalit, Policia e kuptoi se rasti u inskenua nga vetë ai
13.5.2022 - 11:42
Një person është arrestuar nga Policia nën dyshimin se ka inskenuar ngjarjen e rrëmbimit të tij.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në fshatin Nekoc në Drenas.
Sipas Policisë rastin e kishte raportuar nëna e tij.
“Ankuesja ka informuar se persona të panjohur i kanë rrëmbyer djalin e saj”, ka njoftuar Policia.
Në njoftim thuhet se njësia përkatëse policore pas hetimit kanë arrit të gjejnë viktimën dhe i njëjti është arrestuar si i dyshuari pasi që kishte inskenuar ngjarje.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.