Arrestim i një të dyshuari nga Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Nën ndikimin e alkoolit një person i dyshuar sulmon policët në Prishtinë

Një person është arrestuar gjatë mëngjesit të së martës, pasi nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Avdi Kelmendi’ në Prishtinë, sot rreth orës 00:12 të mëngjesit.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.