Në tubimin e Vetëvendosjes nuk po mbahet distanca sociale - FOTO

Të shumtë janë qytetarët nga qytete të ndryshme që kanë arritur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për të marrë pjesë në tubimin e organizuar nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje për nderë të 21 vjetorit të çlirimit të Kosovës si dhe për të festuar 15 vjetorin e formimit të LVV-së.

Gazetarët e KALLXO.com të cilët janë duke përcjellë tubimin, në fotografitë e dërguara kanë treguar se ani pse LVV kishte theksuar se do të tentohet të mbahet distanca sociale mes personave që do të marrin pjesë në tubim, një gjë e tillë nuk po ndodh.

Në pjesën e shkallëve të Teatrit Kombëtar sipas fotografive mund të shihet se nuk po mbahet distanca sociale për shkak të parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID-19.

Në anën tjetër karriget e vendosura rreth e rreth binës kanë një distancë me njëra tjetrën.

KALLXO.com gjithashtu raportoi se një numër i madh i zyrtarëve policor është vendosur para Qeverisë së Kosovës për të mbajtur rend dhe qetësi gjatë mbajtjes së këtij tubimi.

https://www.facebook.com/kallxo/videos/973719069750189/