Festa e "Shën Dhimitrit", Mitrovica e Veriut, foto: KoSSev
Në Mitrovicën e Veriut nuk respektohen masat anti COVID-19, në meshë shumë persona, nuk mbajnë maskë as distancë
Gjatë ditës së sotme Kisha Ortodokse Serbe ka festuar ditën e Shën Dhimitrit. Kjo festë është mbajtur në Mitrovicën e Veriut ndërsa i pranishëm ishte edhe u.d. Kryetari i Komunës, Aleksandar Spiriq.
Kjo ngjarje siç ka raportuar Kossev, festohet në Mitrovicën e Veriut dhe konsiderohet si një festë e qytetit.
KoSSev ka raportuar se “Për shkak të pandemisë së koronavirusit këtë vit, ndryshe nga ato të mëparshme, mungonin liturgjitë e qytetit, prerja e tortës së sllavit dhe hudhrës Mitrovdan me një monedhë ari pranë monumentit të Princit Lazar në qendër të qytetit, ndërsa festimet e qytetit nuk u mbajtën”.
Pavarësisht se me vendimet e fundit të Qeverisë së Kosovës janë ndaluar aktivitete të tilla, të njëjtat vendime nuk janë përfillur sot në Mitrovicën e Veriut.
Në fotografitë e shpërndara nga kjo ngjarja sot, shihen se të pranishmit në këtë ngjarje nuk kanë respektuar asnjë masë kundër përhapjes së pandemisë COVID-19.
Të pranishmit shihen se janë të grumbulluar dhe nuk kanë maska.