Pamje:Kriza e virusit rreziku para ndërtesës së MPB

Të shumtë janë persona që gjatë ditës së sotme kanë qëndruar para Qendrës për Regjistrim Civil duke pritur në rend për të hyrë brenda.

Por në një video të siguruar nga KALLXO.com mund të shihni se personat të cilët po qëndrojnë para kësaj qendre ani pse shumë prej tyre me maska, nuk po zbatojnë rekomandimet e dhëna nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e pandemisë COVID-19.

Në video-incizim mund të shihni se as distanca sociale mes personave që ishin duke pritur për tu pajisur me dokumente të caktuara para Qendrës së Regjistrave Civil nuk është mbajtur.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike vazhdimisht po apelon që qytetarët të bartin masat mbrojtëse dhe të ruajnë distancën sociale mes vete për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19.

Javën e fundit numrat e të prekurve me coronavirus janë rritur.

Vetëm gjatë ditës së sotme sipas IKSHP-së pozitiv me coronavirus kanë rezultuar 47 persona.