Në Spitalin e Pejës po trajtohen 73 pacientë me COVID-19, 8 prej tyre në gjendje të rëndë

Në Spitalin Rajonal të Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 73 pacientë të infektuar me virusin COVID-19.

Sipas njoftimit, 8 prej tyre janë në gjendje të rëndë, 29 pacientë janë me oksigjenoterapi, ndërsa pacientët tjerë janë në gjendje më stabile.

“Nga personeli i Spitalit, 6 mjek, 15 infermierë dhe 3 punëtorë të shërbimit teknik janë të infektuar me COVID-19”, thuhet në njoftimin e Spitalit.

Ndërsa në 24 orët e fundit, në këtë spital kanë marrë trajtim emergjent 189 pacientë.

“Nga këta, 21 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Kanë qenë 5 lindje, 3 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje. Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 5 operacione, ndërsa 164 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,056 analiza”, thuhet në fund të njoftimit.

Deri më tani në Kosovë numri total i të infektuarve me COVID-19 është 7,652, të shëruar janë 4,129 pacientë dhe 192 kanë vdekur.