Në sigurimet e Jo-Jetës, SIGAL UNIQA Group Austria kryeson tregun në Kosovë
Jo vetëm në Shqipëri. SIGAL UNIQA Group Austria kryeson tregun e sigurimeve edhe në Kosovë.
Sipas raportit të publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës për vitin 2022, në sigurimet e Jo-Jetës, SIGAL UNIQA Group Austria kryeson tregun duke zënë 13% të totalit të tij nga 12 kompani që operojnë në treg.
Edhe sa i përket dëmeve të paguara në sigurimet e Jo-Jetës, SIGAL UNIQA Kosovë rënditet e para me mbi 7.8 milionë Euro të paguara tek klientët e saj dhe me një rritje prej rreth 1.2 milionë (6,639,264) krahasuar me vitin 2021.
Edhe në Sigurimin nga Zjarri, Forcat e Natyrës dhe dëmtimet e tjera në pronë, SIGAL UNIQA Group Austria Kosovë rënditet kompania më e besuar nga qytetarët dhe ajo që paguan më shumë dëme.
Me 30% të tregut, SIGAL UNIQA le pas 11 kompanitë e tjera që operojnë në Kosovë.
Edhe në dëmet e paguara në Sigurimet e Pronës gjatë vitit 2022, SIGAL UNIQA Kosovë rënditet kompania numër 1.
SIGAL UNIQA Group AUSTRIA, jetojmë më mirë së bashku
Lexo më shumë: