Sigurimet Financiare

Janë sigurimet që i ofrohen bankave, agjencive të këmbimit, institucioneve të tjera financiare, por edhe për veprimtari të tjera që kanë qarkullim vlerash monetare:

  1. Sigurimi i parave në kasafortë:

 

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA merr përsipër t’ju dëmshpërblejë për humbjen apo dëmtimin e pasurisë, si rrjedhojë e vjedhjes përmes hyrjes dhe daljes forcërisht ose me dhunë nga objekti që ju do të siguroni. Ky sigurim aplikohet për bankat, shoqëritë e këmbimit valutor si dhe të gjitha shoqëritë e mëdha që mbajnë gjendje parash në ambientet e tyre.

Vjedhja dhe grabitja e vlerave monetare në:

  • Kasafortë
  • ATM (Automatic Teller Machine)
  • Sportele
  1. Sigurimi i parave gjatë transportit

 

Nëpërmjet kësaj kontrate, SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA ju mbulon në sigurim nga rreziku i vjedhjes dhe grabitjes së vlerave monetare gjatë transportit të tyre. Ky sigurim aplikohet për bankat, shoqëritë e këmbimit valutor si dhe të gjitha shoqëritë e mëdha që transportojnë shuma parash për aktivitetin e tyre.

Ky produkt konsiston në dëmshpërblimin e dëmeve të shkaktuara nga vjedhja apo grabitja e vlerave monetare:

  • Gjatë transportit
  • Nën ruajtjen e punonjësve
  • Nën kujdesin e shoqërive transportuese
  1. Sigurimet e Garancive

Përmes këtij produkti, për të gjitha kontratat dhe garancitë e siguruara SIGAL UNIQA mbulon vlerën financiare të siguruar, në rast se ka shkelje ose mospërfundim të kontratës midis dy individëve ose bizneseve.

Për informacione shtesë dhe oferta na kontaktoni përmes email adresës apo tel:
[email protected]
Tel. 038/240-241
https://sigal-ks.com/