Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Në raportin e BE-së përmendet edhe shkarkimi i Valdete Dakës

Sot gjatë ditës, misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë ka prezantuar një raport fillestar mbi procesin zgjedhor të mbajtur me 17 tetor 2021.

Por në këtë raport përmendet edhe shkarkimi i Valdete Dakës nga posti i kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Sipas raporti fillestar të BE-së thuhet se ekziston një dispozitë ligjore e paqartë lidhur me ke këtë vendim.

‘’Dispozita e paqartë ligjore e cila lejon shkarkimin e kryesuesit apo një anëtari nis nëse ata sillen apo veprojnë në mënyrë që ndikojnë seriozisht në statusin apo integritetin e KQZ-së. Kjo mund të lë hapësira për keqpërdorimin e saj’’, thuhet në raportin fillestar të misionit të BE-së në Kosovë.

Valdete Daka ishte shkarkuar nga pozita e kryesueses së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga ana e Presidentes së Kosovës me 14 qershor 2021, katër vjet para skadimit të mandatit të saj të dytë dhe vetëm një ditë pas shpalljes së zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Ky vendim sipas  misionit të BE-së nuk mund të mbështetet në mënyrë adekuate as me arsyetimin e vendimit as nga bazat e lëshuara nga Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Ky vendim ishte kundërshtuar ashpër nga ana e partive opozitare në Kosovë.

Misioni i BE-së në Kosovë ka thënë së raporti final do të publikohet në tre mujorin e parë të vitit 2022.

Misioni i BE: Zgjedhjet komunale kanë dëshmuar qe Kosova është një demokraci e vërtetë