Misioni i BE: Zgjedhjet komunale kanë dëshmuar qe Kosova është një demokraci e vërtetë

Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë ka mbajtur një konferencë për mbarëvajtjen e procesit të votimit për zgjedhjet lokale të mbajtura me 17 tetor në Kosovë.

Anëtari i Parlamentit Evropian, Lukas Mandl fillimisht ka falënderuar Presidenten e Kosovës dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për bashkëpunim si dhe misionet tjera.

“Vëzhguesit e Misionit tanë janë duke vëzhguar procesin. 400 vendvotime janë vizituara nga ana e vëzhguesve të misionit te Bashkimit Evropian në ditën e zgjedhjeve” njofton Mandl.

Ai gjithashtu ka theksuar se procesi i votimit ka shkuar mirë, por është vërejtur mungesa e grave.

“Kemi pasur një nënçmim ndaj grave. Kuota gjinore prej 30 % është respektuar por kemi shumë pak kandidate gra nga ana e partive”, ka thënë Mandl, duke shtuar se raporti final për procesin e votimit do të prezantohet në tremujorin e parë të vitit 2022.

Anëtarja e Parlamentit Evropian, Viola Von Cramon ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe fushatave zgjedhore.

I përgëzoj qytetarët e Kosovës për zgjedhjet, fushata ka qene e qetëve e  pa incidente. Zgjedhjet komunale kanë dëshmuar qe Kosova është një demokraci e vërtetë. Sot me shume se kurrë Kosova është shembull për Rajonin”, është shprehur Von Carmon.

Von Carmon gjithashtu tha se roli i gruas në zgjedhje lokale duhet të jetë më i madh dhe se sipas saj ka pasur mungesë të pluralizmit ne komunat serbe në Kosovë.