Në Podujevë u investuan mesatarisht 4 milionë e gjysmë investime kapitale çdo vit

Në periudhën trevjeçare 2016-2018, komuna e Podujevës kishte një buxhet final për t`u shpenzuar mesatarisht 20 milionë euro çdo vit.

Buxheti në dispozicion për t`u shpenzuar nga komuna nga vitit 2016 deri në vitin 2018 ka shënuar rritje prej 2.7 milionë euro, përderisa shpenzimet kanë shënuar një rritje rreth 1 milion euro.

Në kuadër të buxhetit në llogari për t`u shpenzuar, bëjnë pjesë edhe të hyrat e bartura të cilat janë në vlerën e më pak se 1 milion eurove.

Si burime të fondeve të saj, përveç grantit të Qeverisë që ndahet nga buxheti, bëjnë pjesë donacionet e brendshme dhe të jashtme, financimet nga huamarrjet, si edhe të hyrat vetanake të komunës.

Përderisa në dy vitet 2016-2017,  të hyrat vetanake që kishte realizuar komuna ishin në vlerën e rreth 1 milion euro, ato u përgjysmuan në vitin 2018.

Në anën tjetër, për periudhën trevjeçare, u realizuan 14.1 milionë euro investimet kapitale, me një mesatare prej 4 milionë e gjysmë investime në çdo vit fiskal.

Ajo çka vërehet, investime kapitale kanë pësuar luhatje të lehtë përgjatë këtyre tre vite.

Raportet e Zyrës Kombëtare të Auditimit për ketë komunë vënë pah mangësie sa i përket realizimi të buxhetit, ku komuna nuk kishte shpenzuar të gjitha mjetet e buxhetore për projekte kapitale, gjithashtu komuna ka treguar mos-efikasitet në mbledhjen e të hyrave

Auditori: Parregullsitë e Komunës së Podujevës në vitin 2018

 

Buxheti final i komunës së Podujevës, përgjatë periudhës pesë vjeçare, ishte mesatarisht 19.9 milionë euro. Buxhet më të madh të mjeteve në dispozicionin e saj, komuna e kishte në vitin 2018 me rreth 21.8 milionë euro, ndërsa më e ulëta ishte e vitit 2014 rreth 19 milionë euro.

Në anën tjetër, nga buxheti që kishte në dispozicion, përgjatë viteve 2014-2018, shpenzimet arritën rreth 18.8 milionë euro.