Në mungesë kuorumi shtyhet sërish themelimi i dy komisioneve hetimore të propozuara nga PDK-ja

Themelimi i dy  komisioneve hetimore parlamentare të propozuara nga Partia Demokratike e Kosovës, është shtyrë për një seancë tjetër për shkak të mungesës së kuorumit në Kuvend.

Për themelimin e Komisionit për hetimin e nivelin të menaxhimit të marrëdhënies së punës së anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, kanë votuar vetëm 26 deputetë.

“Vetëm shtyhet pika- nuk është se ka dështuar”- tha kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Pas kësaj, në votim u hodh edhe themelimi i Komisionit hetimor për zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti.

Por edhe ky komision e pati fatin e tjetrit. Për të votuan vetëm 22 deputetë dhe si rrjedhojë edhe themelimi i tij u shty për një seancë tjetër.

Në seancën e mbajtur më 15.02.2024, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca tha se për të dyja këto komisione Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka propozuar anëtarët.

Themelimi i këtyre dy komisioneve hetimore ka dështuar po për të njëjtën arsye edhe në seancën plenare të mbajtur më 08.02.2024.

Komisioni Hetimor për shërbyesit e jashtëm të MPJD-së nuk themelohet në mungesë kuorumi

Kuvendi pa kuorum për themelimin e Komisionit hetimor për zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit