Në Kufirin Grek Konfiskohet Gjysmë Toni Drogë
14.6.2017 - 09:28
Një sasi prej 569 kg kanabis dhe 4 litra vaj kanabisi, u sekuestruan nga anti droga e Janinës, në zonën e kufirit mes Greqisë dhe Shqipërisë.
Policia greke njofton se droga ishte fshehur në një humnerë dhe ishte e paketuar në 302 pako. Ajo e kishte pikasur drogën prej ditësh dhe priste trafikantët. Por, ata vëzhgonin me dylbi nga kufiri shqiptar dhe nuk mundën që të arrestoheshin.RTV 21