Klinika Infektive QKUK - FOTO KALLXO - Mars 2020
Raportimet e rreme në media: Në Kosovë nuk ka rast të konfirmuar me coronavirus
11.3.2020 - 14:14
Në Kosovë ende nuk ka ndonjë rast të konfirmuar me coronavirus.
Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj Berisha.
Ajo ka thënë se informatat e dala në media nuk janë të vërteta dhe se ende nuk mund të flasin pa dalë analizat.
Sipas saj, rastet e dyshuara janë dërguar në Institutin e Shëndetësisë Publike dhe gjatë ditës pritet të dalin analizat, për rezultatet e të cilave do të njoftojë Instituti.
Gjatë ditës në media ishte raportuar për rastin e parë me sëmundje