Në këtë lagje do të ndalet rryma e uji në vikend

Gjatë vikendit do të ketë ndërprerje të ujit dhe të energjisë elektrike.

Kështë është thënë në një njoftim ndërsa arsyetimi është se po kryhen punime në lagjen “Sofalia”.

“Për shkak të punimeve të planifikuara të KEDS-it, njoftojmë konsumatorët e lagjes “ Sofalia ” (vetëm pikat e larta që janë me sistem pompimi nga stacioni i pompave) se nesër, 12 shtator 2020 e shtunë duke filluar nga ora 23:00 deri ditën e diel (13 shtator 2020) në orën 11:00, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm”, thuhet në njoftim.

Ndërprerja e energjisë elektrike nga ana e KEDS do të ndikojë që, stacioni i pompave në lagjen Sofalia të mos jetë në funksion, për aq kohë sa do të zgjasë ndërprerja e energjisë elektrike.