
Ilustrim
Në 3 muajt e parë të vitit 2021, anëtarësimi në Bibliotekën e Gjilanit do të bëhet pa pagesë
31.12.2020 - 12:21
Nga 1 janari, Biblioteka e Qytetit në Gjilan ka liruar nga pagesa e anëtarësisë të gjithë qytetarët për 3 mujorin e parë të vitit 2021.
Vendimin e ka marrë sot kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, duke iu referuar situatës së krijuar nga pandemia.
Deri tani, pagesa e anëtarësisë për sektorin e fëmijëve ka qenë 3 euro, për të rriturit 5 euro, ndërsa për studentët 7 euro.