Foto: KALLXO.com

Ndalohet vetura me katër migrantë sirianë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kontrabandës me migrant në rrugën lokale ndërmjet fshatit Rudinë dhe Grizani të Zveçanit.

Sipas njoftimit, policia ka ndaluar dje rreth orës 18:30, veturën me targa të huaja të cilën e drejtonte një person i dyshuar.

Gjatë kontrollit të policisë në veturë, janë legjitimuar katër persona të cilët kanë rezultuar se janë migrant nga Siria.

Të njëjtit kanë deklaruar se kanë hyrë në Kosovë nga Shqipëria, duke e kaluar kufirin ilegalisht.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa personat e lartë cekuar iu kanë dorëzuar zyrës për migrim.