Ndalohet tymosja e cigares në ballkonet e apartamenteve

Duhanpirësit rusë po përballen me një ligj të ri. Ministria e Emergjencave njoftoi se pirja e duhanit në ballkonet e apartamenteve do ndalohet.

Sipas rregullave të reja, ndezja e zjarrit është e ndaluar në ballkonet e apartamenteve, si dhe në vendet e banimit si konvikteve apo hotele.

Mes tyre u përfshinë ndezja e shkrepëseve dhe pirja e duhanit.

Gjithashtu do ndalohet ndezja e zgarave dhe qirinjve për ndriçim. Fillimisht kishte dyshim nëse pirja e duhanit do përfshihej, por zyrtarët e ministrisë e konfirmuan që do ndalohej.

Thyerja e rregullave të reja të sigurisë nga zjarri mund të shkaktojë një gjobë deri në 42 dollarë. Ndërsa lënia ndezur e cigares që mund të shkaktojë zjarr, mund të çojë në kallëzime penale.

Ndalimi hyn në fuqi më 1 tetor. Por do ketë ndikim të madh tek banorët, pasi qytetarët rusë kryesisht e pinë duhanin në ballkon kur janë në shtëpi.

Të paktë do jenë ata qytetarët të gatshëm për tu veshur dhe për të marrë ashensorin që të pinë cigare në oborret e pallateve.