Foto: Ilustrim

Dy zyrtarë të sigurimit terminal, dyshohen për vjedhjen e cigareve në vlerë prej 50 mijë eurove

Të arrestuarit për vjedhjen cigareve në vlerë prej 50 mijë eurove, në terminalin doganor në Merdare, sipas Policisë së Kosovës, janë zyrtarët e sigurimit terminal.

Policia ka njoftuar së të dyshuarit B.S. dhe M.Sh., kanë thyer murin e objektit të doganës për t’i vjedhur cigaret.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, kishte thënë për KALLXO.com se dy të dyshuarit kanë kryer vjedhje të rëndë dhe keqpërdorim të besimit.

Ngjarja ka ndodhur në Merdare të Podujevës, më 25 tetor të këtij viti, rreth orës 20:30.

Sipas Policisë, këto cigare ishin konfiskuar nga dogana pasi që nuk ishin të doganuara.