Ilustrim

Ndalohet një person në aeroport, dyshohet se prezantoi dokumente të falsifikuara

Një person është ndaluar gjatë ditës së hënë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’, pasi që dyshohet se ka prezantuar letërnjoftim dhe patentë shofer italiane, që sipas Policisë së Kosovës, dyshohet se janë të falsifikuara.

Policia ka bërë të ditur se dokumentet e dyshuara janë sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 15:00.