Ilustrim

Ndalohet një i dyshuar për dhunim në rajonin e Pejës

Një burrë i moshës madhore është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale dhunim në rajonin e Pejës.

Lajmi për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Ai ka thënë se personi i dyshuar me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë.

Tutje ai ka thënë se në vazhdim do të merren të gjitha masat ligjore për këtë rast.