Foto: Ilustrim

Ndalohet i dyshuari për vrasjen e djeshme në Pejë

Sot në orët e pasdites është prangosur Xhevdet Januzaj, i dyshuari për vrasjen e djeshme në Pejë.

Lajmin për ndalimin e të dyshuarit për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Me urdhër të Prokurorisë është ndaluar i dyshuari. I njëjti është në ndalim prej 48 orësh”, ka thënë Nikçi.

Ai tha se brenda afatit Prokuroria do të parashtrojë kërkesë për caktimin e paraburgimit.

KALLXO.com merr vesh i dyshuari është dorëzuar në Polici.

Januzaj po dyshohet se është autori i vrasjes që ndodhi dje rreth orës 15:35 në një lokal në rrugën “Gjin Gazulli” në Pejë.

KALLXO.com raportoi se viktima një ditë para se të vritej kishte shkuar në Policinë e Pejës dhe ishte ankuar se po përcillej nga i dyshuari.