Mytaher Huskuka reagon për drejtorin e dënuar në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka thënë se dënimi i Drejtorit Komunal në Prizren, Ehat Oreshka, është rast që tregon politizimin e drejtësisë.

Në DebatPernime, Lëvizja Vetëvendosje e prezantoi programin qeverisës.

 

Jeta Xharra e pyeti Albin Kurtin edhe në lidhje me atë se pse në komunën e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje është një drejtor i dënuar në shkallën e parë për falsifikim dokumentesh.

Lidhur me këtë ka reaguar Haskuka në Facebook duke thënë se drejtori është dënuar për një rast të vitit 2013.

“Rasti i z.Oreshka është hap dhe ai është dënu pasi që u emru drejtor për një rast të vitit 2013. Pra drejtësia e politizuar si në kohën e komunizmit”, tha Haskuka.

Ai gjithashtu tha se është i gatshëm për t’u përgjigjur për të gjitha pyetjet që kanë të bëjnë mme Komunën e Prizrenit.

Më poshtë gjeni reagimin e plotë të tij:

Jeta Xharra Kallxo.com rasti i z.Oreshka është hap dhe ai është dënu pasi që u emru drejtor për një rast të vitit 2013. Pra drejtësia e politizuar si në kohën e komunizmit.

Pse nuk keni publiku konferencat tona për rastet e rënda të shkeljeve ligjore që I kemi gjetë nga qeverisja e kaluar?

Nëse jeni për të vërtetën jam I gatshëm me u përgjegj për të gjitha pyetjet për Komunën e Prizrenit.