Foto: Kallxo.com - ARKIV

Mustafa e Osmani në Kuvend për t'u takuar me Kurtin

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, dhe nënkryetarja Vjosa Osmani kanë hyrë së bashku në Kuvendin e Kosovës për t’u takuar me Albin Kurtin e Vetëvendosjes në kuadër të bisedimeve për marrëveshje për koalicionin qeveritar.

Nuk dihet nëse Kurti do të jetë i shoqëruar nga ndonjë nënkryetar i partisë së tij.

Kurti sot gjatë ditës deklaroi se takimet me Mustafën do të jenë të përditshme.