Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Muhaxheri për rrahjen e të moshuarës në Pejë: Kemi ftuar Inspektoratin e Shëndetësisë të merren me rastin

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka reaguar lidhur me rastin ku një grua e moshuar është sulmuar në një shtëpi të të moshuarve në Pejë.

Muhaxheri ka thënë se kanë ftuar Inspektoratin e Shëndetësisë dhe organet e drejtësisë ta trajtojnë këtë rast me seriozitet.

Muhaxheri tutje ka thënë se komuna nuk menaxhon asnjë institucion i cili ofron shërbime geriatrike.

Gazmend Muhaxheri, Facebook.

Sot në rrjetin social Facebook është publikuar një video ku shihet një e moshuar duke u sulmuar.

Punëtoret që dyshohet se kanë qenë të përfshira në rastin ku është sulmuar fizikisht një e moshuar në një shtëpi të të moshuarve në Pejë janë përjashtuar nga puna.

Kështu ka thënë për KALLXO.com një punëtore e shtëpisë së të moshuarve “Oranda” ku dyshohet të ketë ndodhur rasti.

“Po janë përjashtu” – ka thënë punëtorja, e cila nuk ka pranuar të jap detaje të tjera lidhur me rastin.

Tutje ajo ka treguar se nga ora 19:00 në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” do të ketë konferencë për media.

Lidhur me rastin Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Pejë kanë njoftuar se kanë arrestuar dy të dyshuara dhe të njëjtat janë ndaluar për 48 orë.

Sulmi ndaj të moshuarës është thënë se ka ndodhur në një shtëpi të të moshuarve në Pejë.

Për këtë ngjarje, Kryeprokurori i Pejës, ka angazhuar dy prokurorë të shtetit dhe ka autorizuar Policinë që të ndërmerren masat e nevojshme ligjore ndaj personave që kanë kryer këtë vepër penale.

Njëra nga të dyshuarat u tha se dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi” ndërsa tjetra veprën penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale Sulmi”.

“Dy persona të dyshuar me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Sulmi” dhe veprën penale “ndihma në kryerjen e veprës penale Sulmi”” – thuhet në njoftim.

Tutje u tha se nga ana e Prokurorit të Shtetit brenda afatit ligjor do të shqyrtohet mundësia e paraqitjes se kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit në gjykatën kompetente dhe gjithashtu lidhur me ketë çështje penale u tha se do ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Në anën tjetër, Policia tha se më të marr informatë menjëherë ёshtё vёnё ne veprim dhe rreth orës 14:10, ka identifikuar lokacionin, dhe ka arrestuar dy tё dyshuarat.

Tё dyshuarat u tha në njoftimin e Policisë së janё duke u intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё.