
Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit – Presidenca e Kuvendi ndriçohen me ngjyrë rozë
01.10.2023 - 20:47
Tetori shënon muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, e ngjyra e figura që simbolizon këtë muaj është fjongo ngjyrë rozë.
Në kuadër të këtij muaji, sot ndërtesa e Presidencës dhe e Kuvendit të Republikës së Kosovës janë ndriçuar me ngjyrë rozë.
Kjo është bërë në shenjë solidarizimi me gratë e prekura nga kanceri i gjirit.