MPJ krijon numra emergjentë të misioneve diplomatike pas aksidentit në Kroaci

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka krijuar një listë me numra emergjentë, për t’ju përgjigjur nevojave për informata rreth situatës apo gjendjes së familjarëve të tyre të aksidentuar në Kroaci.

Këta janë numrat:

Dhjetë persona kanë mbetur të vdekur e mbi 40 të tjerë  të lënduar në aksidentin e një autobusi nga Kosova në Kroaci.

Aksidenti që ka ndodhur afër Sllavonski Brodit po udhëtonte nga Frankfurti drejt Prishtinës i mbushur me udhëtarë kosovarë që vinin drejt Kosovës për pushime.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) në Kosovë, ka thënë se të vdekurit janë bashkatdhetarë, të cilët kanë qenë duke udhëtuar në linjë të rregullt Frankfurt-Prishtinë.

Kurse, Qeveria e Kosovës ka njoftuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është nisur drejt Kroacisë, bashkë me disa ministra.

Ndërsa, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur të hënën ditë zie shtetërore, pas këtij aksidenti.