ilustrim: Naser Fejza

Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot do të ketë mot kryesisht të ngjashëm me dje, me diell dhe vranësira të cilat parashihen të sjellin shi.

Një stabilizim i theksuar i motit parashihet nga data 19 qershor, thuhet në njoftim.

“Gjatë pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë” – vijon njoftimi.