Ilustrim: Naser Fejza

Moti sot, me shi e borë

Mot sikur dje, me shi e borë, pritet të mbajë edhe sot në Kosovë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës edhe sot moti do të jetë i vranët dhe me reshje shiu dhe bore.

Reshje bore priten kryesisht në zonat malore.

Temperaturat minimale, sipas Institutit, do të lëvizin ndërmjet 0 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme por dominues do të mbetet jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s”, njofton IHMK.