Ilustrim: NASER FEJZA

Moti për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot kryesisht i vranët.
“Të premten parashihet të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të ulën në -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit dhe veriperendimit me shpejtësi 1-8m/s’, thuhet në njoftimin e IHMK-së.