Moti për sot

Mbi vendin tonë sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht përgjatë relievit malor.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin 6-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë celsius.

Sipas IHMK-së Indeksi UV do të jetë në vlerat e rrezikut, prandaj këshillohet që nga ora 10-17 të kufizohemi nga rrezet direkt të diellit, sidomos shtresa e popullatës me probleme kronike.

IHMK njofton se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.