Foto: KALLXO.com

Moti për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit në vend gjatë pesë ditëve të ardhshme.

Sipas njoftimit, temperaturat pritet të shkojnë deri në 25 gradë Celsius.

“Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s- thuhet në njoftim.

IHMK njofton se të hënën pritet të ketë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius”.

Kurse të martën parashihet mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas njoftimit, vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës vende-vende mund të sjellin shi.

“Minimalet do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius”- thuhet në njoftim.

IHMK thekson se të mërkurën do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius.”

Ndërkaq, të enjten parashihet mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius.Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes, thuhet në njoftim.

Të premten pritet të jetë mot kryesisht i qetë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius.